Lajme

Haradinaj për votën e Shkupit: Hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike

01/11/2019 20:49
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqes së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime.

Kuvendi Maqedonisë votoi ndryshimet kushtetuese