• të fundit

BLIC.TV

Haradinaj, për Ushtrinë: Sot duhet të gëzohet edhe Serbia!

12/14/2018 22:25
nga:Gazeta Blic

Në ditën që u cilësua si historike për Kosovën, me rastin e formimit të Ushtrisë, Kryministri i vendit Ramush Haradinaj, tha se duhet të gëzohet edhe Serbia.

Kjo pasi që sipas Haradinajt, ushtarët e Kosovës në të ardhmen do të shërbejnë krah-për-krah partneritet për paqe edhe me ushtarët serb.

“Mendoj që Serbia duhet të gëzohet sot, duhet të gëzohet se ushtrive të Ballkanit i është shtuar edhe një ushtri që ka munguar – Ushtria e Kosovës. Ne në të ardhmen do të shërbejmë krah-për-krah partneritet për paqe edhe me ushtarët serb. Pra, ushtari i Serbisë, ushtari i Kosovës e ai i Shqipërisë, e i Malit të Zi, e Maqedonisë. Pra, po flas për fqinjët e parë, janë edhe aleat, nuk janë armiq. Ka plot kohëra që e kanë dëshmuar  se mund të jemi aleat. Merrini shembullin e  Evropës së sotme, ju e dini se sa luftëra kanë zhvilluar mes vete, ata tani janë aleat njëri-për-tjetrin. E ky shembull po vjen edhe në Ballkan”, tha Haradinaj, në edicionin special të emisionit “Blic Interview”.

Kreu i ekzekutivit theksoi gjatë kësaj interviste se Ushtria e Kosovës nuk do të sjell ndryshime negative në Ballkan, por vetëm pozitive “si ushtri e paqës. Mirëpo, megjithatë më duhet ta them, nuk ka mik më të mirë se FSK-në kurrkush, por as armik më të keq se FSK-në”, shtoi ai.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

06/25/2019 23:39

Zyrtare: Cillessen firmos me skuadrën e Valencias