Lajme

Haradinaj për uljen e pagave të kabinetit qeveritar: Kurti e ka bërë këtë veprim për poena politik

02/12/2020 20:07
nga:Mergim Rreci

Ish-kreu I ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka komenuar vendimin e marrë sot nga qeveria Kurti, për uljen e pagave të kabinetit qeveritar.

Haradinaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se vendimi I tij atë kohë për ngritjen e pagës ndaj vetes por edhe kolegëve të tij qeveritar, është një ndër më të arriturat në qeverinë e tij gjatë udhëheqjes së tij me qeverinë.

“Ai ka hyrë në obilgime ose ka borgje edhe sot shihet, ajo që dikur kam thënë është mashtrues, sot shihet në vepër, për shembull për pagat, qeveria e Kosovës, ka bërë ligj dhe ai ligj është votu në parlament, ai ligj është aprovu në parlament mirëpo është lëndë në gjykatë kushtetuese, ekzekutivi kur ka lëndë, sidomos ligj në gjykatë kushtetuese, nuk ndërmerr veprime mirëpo pauzon deri në vendimin e gjykatës kushtetuese, për pak poena politik me mujt me bë një lajm, me thanë i kemi ulë pagat, sepse kjo është çështje e vetëm disa ditëve, qeveria Kurti sot thotë i ulim pagat, ka ligj tash nuk është vetëm vendim i qeverisë, në kohën time ka qenë vendim i qeverisë dhe ai ligj ka qenë një ndër të arriturat më të mëdha të qeverisë së Kosovës, sot po ndërhyhet në landën që është çështje e shqyrtimit në gjykatë kushtetuese, asnjë ekzekutiv nuk e ka bërë deri më sot këtë, kjo tregon për sa pak poena politik, çfarë precedani krijohet”, shprehet Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 20 dhjetor të 2017-tës, me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet.

Në këtë rritje pagash qeveritare ishin përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat që ishin rreth 80.

03/26/2020 14:39

E krahasoi Albin Kurtin me diktatorin korean, Kim Jong-Un | FFK’ja pezullon gjyqtarin e futbollit