Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka hedhur dyshime se për gjendjen e krijuar në veri të vendit, kryeministri Kurti mund të jetë i koordinuar drejpërdrejtë me Vuçiqin.
Ai tha se reagimet e Kosovës e hoqën presionin e madh opozitar nga Serbia.
“Kemi arritur në një shkallë sa kemi dyshime se Kurti mund të jetë i koordinuar drejtperdrejtë me Vuçiqin. Reagimet tona në pjesën veriore e hoqën presionin e madh opozitar në Serbi ndërsa në anën e kundërt në momentet më kritike të zotit Kurti iu kidnapuan tre zyrtarë policorë dhe zotin Kurti sot unë e kam shumë të vështirë me e kritiku sepse duhet ne sot të gjithë të bëjmë thirrje që të kemi një qëndrim të përbashkët, unik sa i përket Kosovës. Zotit Kurti ja bëri një nder Vuçiqi kur ja kidnapoi policët ndërsa zotit Vuçiq ja bëri një nder Kurti kur ja arrestoi disa vagabonda në pjesën veriore. Unë këtu shoh një koordinim të mirmenduar, se nuk mendoj se janë krejt rastësi . Sot nuk mundesh me i ba argat më të madh Serbisë se sa me u kap me Amerikën me u kap me aleatët tanë edhe me NATO-n. Jemi duke e berë faktor Vuçiqin dhe jemi duke e degraduan vetveten me saktësisht Kosovën” tha Haradinaj në Blic Interview me Astrit Gashin.
Haradinaj tha se Kurti duhet të therrasë ambasadorin Hovenier dhe ambasadorët e Quint-it me diskutu që të gjendet një zgjidhje me dal prej kësaj situate.
“Kemi arritur në një shkallë sa edhe Shqipëria po të bojkoton dhe ne duhet të ndalemi dhe të mendojmë më seriozisht . Unë mendoj se nuk është vonë, Kurti akoma ka kohë me e thirr ambasadorin amerikan dhe ata të QUIN-it me u ulë me diskutu me ta qartë e me gjet një formë si me dal prej kësaj situate”
“Zgjedhjet në veri nuk ishin zgjidhja e problemit, ne po e shohim fare mirë se serbët në veri deri diku i janë nënshtruar Vuçiqit , nuk kemi asnjë dilemë se atje Vuçiq në njëfarë forme e ka nën kontroll situatën, sidomos në aspektin e bandave kriminale që i ka në atë pjesë dhe që i ka financu tash e disa vite. Nuk është logjikë nëse ne themi se e kemia rrestu një qytetar serb, nje kriminel dhe ne e kemi humbur njëfare imazhi edhe të uniformës policore. Sepse janë pamje të vrazhda ato kur i sheh tre policë në asi gjendje. Unë mendoj se ka gabu Kurti që nuk ka patur dakoordim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian” tha Haradinaj për “Gazeta Blic”