Lajme

Haradinaj për dialogun: Europa është neutrale e Serbia s’na njeh, prandaj na duhet SHBA në tavolinë

12/07/2017 17:41
nga:anonymous1000144531

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në Parlamentin e Kosovës, gjatë një fjalimi të tij, se Kosova e ka të domosdoshme praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tavolinën e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Sipas Haradinajt, Kosovës i duhet së paku një palë që e një Kosovën si shtet.

“Europa nuk po mund të na njohë për shkak të 5 vendeve brenda BE-së që nuk e njohin Kosovën, prandaj ka qëndrim neutral ndaj nesh, Serbia nuk na njeh, prandaj ne jemi në dialog me dy palë që nuk e njohin Kosovën Republikë”, deklaroi Haradinaj.

“Prandaj në tavolinë na duhet një palë që na njeh, duhet ta kemi Amerikën”.

06/21/2018 19:32

Serbët pushtojnë Rusinë, ja sa tifozë priten të jenë në stadium nesër