Lajme

Haradinaj: Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror

11/17/2019 15:31
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot do të jetë në përkrahje të Dardanëve në ndeshjen Kosovë-Angli, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot Shqipëria e Kosova do të presin miq të mëdhenj në stadiumet e tyre.

Shqipëria luan kundër Francës në stadiumin e ri ku edhe sot do të përurohet Stadiumi “Air Albania”, ndërsa Kosova do të luaj kundër Anglisë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj tha se pavarësisht rezultatit, është krenari të jesh pjesë e arendës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror.

Ai ka njoftuar se ndeshjen Kosovë-Angli do ta ndjek bashkë me bashkëshorten e tij, Anitën dhe fëmijët e tij.

Postimi i tij i plotë:

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca ????

RH

Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 17 novembre 2019

01/21/2020 13:11

Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Nicola Orlando