Lajme

Haradinaj pas tërmetit në Turqi: Lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima e me sa më pak dëme

10/30/2020 15:17
nga:Sh Xh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas goditjes së Turqisë nga një tërmet.

Haradinaj shkruan se po i përcjellë zhvillimet e fundit dhe se lutet që kjo gjendje të kalojë pa viktima e me sa më pak dëme, përcjellë Gazeta Blic.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me vëmendje të posaçme po i përcjell zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.
Në këto rrethana të rënda për popullin dhe institucionet e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme.
Si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me të gjithë ato familje që janë goditur, kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur të pa strehë.