Lajme

Haradinaj: Pas taksës 100 për qind, çmimet nuk duhet rritur

12/03/2018 21:56
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve që të gjejnë zgjidhje alternative, sepse taksa 100 për qind ndaj Serbisë nuk do të hiqet, raporton “Gazeta Blic”.

Në Klan Kosova, kryeministri tha se çmimet nuk duhet rritur.

“Sipërmarrësit kosovarë duhet të gjejnë zgjidhje alternative, sepse taksa 100 për qind nuk do të hiqet madje ajo mund të zgjasë edhe përtej njohjes së pavarësisë nga Serbia, çmimet nuk duhet të rriten”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka bërë me dije, se taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë nuk do të zbutet. Dhe, që kjo taksë do ta ndihmojë shumë zhvillimin e Kosovës.

 

 

06/25/2019 11:37

Ekskluzive: Dafina Zeqiri dhe Tayna po vijnë me një super këngë