Lajme

Haradinaj pas takimit me Thaçin: Do t’i ftoj liderët e partive në konferencë

03/09/2020 17:50
nga:Norë Kelmendi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’u drejtohet me ftesa të veçanta të gjithë liderëve në vend, për të filluar përgatitjet lidhur me Konferencën e Unitetit për Dialog.

Këto komente, kreu i AAK-së, i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Sot Presidentit Thaçi ia sqarova qëndrimin tim dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë. Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”, tha Haradinaj, duke bërë të ditur se tani është koha për unitet dhe bashkimin rreth Kosovës.

“Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgaditjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë. Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës”, theksoi kreu i AAK-së.

Sot Presidentit Thaçi ia sqarova qëndrimin tim dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 9 mars 2020

 

 

04/02/2020 12:31

Haradinaj: Shpallja e zgjedhjeve e pamundur dhe e paarsyeshme!