• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj paralajmëron rritjen e pjesëtarëve serb në FSK

12/14/2018 22:20
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të jetë në shërbim të te gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

Në edicionin special të emisionit “Blic Interview” Haradinaj, paralajmëroi se do të ketë shtim të numrit të pjesëtarëve serb në FSK.

“Me rëndësi është se ushtria është e Kosovës, është e të gjithëve, është e të gjitha komuniteteve. Është edhe e serbëve, edhe e atyre që jetojnë në Kosovë. Ju e dini që sot ka ushtar serb që shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës. Do të ketë shumë në të ardhmen, njëkohësisht është një kontroll civil, në Kushtetutën tonë, presidenti është Komandanti Suprem, të gjithë të tjerët janë zbatues sa i përket kontrollit civil. Duke qenë kështu, ajo që ndodhi dje edhe çkado që do të ndodhë në të ardhmen, prap nuk e vë në pikëpyetje, mandatin, misionin dhe kush është Ushtria jonë”, tha ai.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

04/26/2019 07:52

Dëbimi i shtetasve turq, sot Thaçi raporton para Komisionit hetimor