Lajme

Haradinaj, Osmanit, Konjufcës e Kurtit: Shkoni në Uashington kryejeni marrëveshjen Kosovë-Serbi

09/28/2023 11:10
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë në hollin e Kuvendit se marrëveshja Kosovë Serbi duhet të përfundojë sa më parë, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka kërkuar nga Osmani, Kurti e Konjufca që të shkojnë në Uashington të merren vesh me Amerikën për çështjen e marrëveshjes finale.

“Para dy viteve kam kërkuar nga presidentja kryetari i Kuvendit , kryeministri që të shkojnë në Uashington për marrëveshjen të merren vesh me Amerikën e që Bashkimi Evropian ta implementojë atë. Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente tjera post ë merremi vesh me Amerikën”, tha Haradinaj.

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura