Lajme

Haradinaj nuk pushon as të dielën

11/12/2017 17:56
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot edhe pse e diele priti në takime përfaqsues të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Veç të shtunave, që tashmë janë bërë ditë të zakonshme për Haradinajn, ai duket se po e shfrytëzon pozitën e kryeministrit që të punojë edhe të dielën.

Dita e tij sot nisi me pjesëmarrjen në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan lajmi.net

Ai vlerësoi lartë kontributin e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke përmendur trupat britanik në misionin e KFOR-it.

Më vonë, kryeministri i vendit priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.

Në këtë takim ai u zotua se do të krijojë lehtësira për prodhuesit e qumështit.

Në orët e pasdites shefi i ekzekutivit u takua edhe me sindikalistët kosovarë.

Edhe në këtë diskutim, Haradinaj u zotua për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, dhe u premtoi zgjidhje të shqetësimeve të tyre.

Takim lideri i AAK-së pati edhe me përfaqësuesit e të burgosurve politikë.

Haradinaj këtë kategori e cilësoi si brezin më të persekutuar të shoqërisë.

“Ata ishin refuzuesit e shtypjes, frymëzuesit dhe kontribuuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj për të burgosurit politikë.

Ndryshe, dinamika e punës së Haradinajt po vlerësohet lartë.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)