Lajme

Haradinaj: Nuk kemi kandidat për kryeministër, për koalicione flasim pas zgjedhjeve

01/14/2021 13:12
nga:Sh Xh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar disa kandidatë për deputetë.

Ai thotë se këta kandidatë po japin kontributin e tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë, përcjellë Gazeta Blic.

Ai ka treguar se do jetë bartës liste i AAK-së dhe se për koalicione do flasim pas zgjedhjeve

“Po japin kontributin e tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë së bashku. Bartës i listës do jem unë. Nuk kemi kandidat për kryeministër. E si do bëhen koalicionet flasim pas zgjedhjeve.”, deklaroi Haradinaj.