Lajme

Haradinaj: Nuk kam kontakt me Mustafën, i gatshëm t’i jap këshilla VV-së e LDK-së

01/22/2020 14:00
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradianj, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se nuk ka pasur rakim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe se nuk ka pranuar ndonjë ofertë nga LDK për bashkëqeverisje, raporton GazetaBlic.

Haradinaj shtoi se është i gatshëm të i jap këshilla LDK-së e VV-së për krijimin e koalicionit.

“Nuk jemi takuar me Isa Mustafën, nuk kam qenë asnjë herë në shtëpinë e tij. Unë nuk kam pranuar ndonjë ofertë nga Mustafa për qeveri në rast se dështojnë me VV-në si Aleancë dhe si Haradinaj, por që jam i gatshëm me i dhënë këshilla LDK-së e VV-së”, tha Haradinaj.

 

02/17/2020 09:25

Mustafa uron 12-vjetorin e pavarësisë, kujton Rugovën, Jasharin e shumë të tjerë, që u flijuan për liri