Lajme

Haradinaj nuk do të ketë zbutje të taksës, thotë që Hahn vetëm i ka ngushëlluar serbët!

12/03/2018 21:27
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë se taksa 100 për qind nuk do të hiqet për mallrat serbe, raporton “Gazeta Blic”.

Ai në Klan Kosova, tha që Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, vetëm i ka ngushëlluar serbët që taksa do të zbutet.

“Taksa nuk do të hiqet e as nuk do të zbutet, Hahn vetëm i ka ngushëlluar serbët është e pritshme kjo”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Gjatë ditës së sotme, komisonari Hahn ka takuar deputetët e Listës Serbe. Ata pas takimit me Hahn kanë ndaluar protestën e tyre, ku ishin bllokuar në Kuvend që nga dita e djeshme.

 

 

04/26/2019 07:42

Diskutimet për ndryshim të kufijve rikthejnë tensionet në Ballkan