Lajme

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren

12/11/2019 13:20
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot janë rikthyer në vendlindjen e tyre, Shqipëri, personat e fundit që kishin qenë të akomoduar në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot është përmbyllur strehimi publik që iu ishte bërë banorëve nga Shqipëria të cilët erdhën në Kosovë si pasoj e tërmetit të fuqishëm i cili shkaktoi dëmtime të banesave ku ata jetonin, ku nga tërmeti tragjikisht pati viktima të shumta.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar t’i dal në ndihmë Shqipërisë çdo herë që populli shqiptar ka nevojë, ndërsa ka falënderuar gjitha institucionet dhe vetë kosovarët që iu ofruan ndihmën e pakushtëzuar popullit shqiptar.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Edhe njëherë ju falenderoj secilit nga Ju, për çdo kontribut dhe angazhim që dhatë, për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë nga Shqipëria, pas tërmetit me pasoja tragjike qe goditi këtë vend.

Sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar dhe ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren.

Kësisoj u përmbyllë edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit, në objektet publike.

Puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Çdo ditë kemi raporte nga Institucionet tona për rikthim të atyre që qëndruan në shtëpi private dhe objekte hoteliere në vend.

Edhe njëherë falenderoj Institucionet tona, të gjitha pa dallim, që u angazhuan pandalë për të ndihmuar në çdo nevojë operacionet e kërkim-shpëtimit, dhënien e ndihmave dhe strehimit. Falenderoj, Institucionet e Shqipërisë për bashkëpunimin, vullnetarët e shumë, shoqatat humanitare, organizatat joqeveritare, autoritetet Komunale, Ambasadën Gjermane në Prishtinë, GIZ dhe çdo vullnetmirë, që hapën dyert dhe zemrat e tyre në gjithë këtë mision.

Ne do vazhdojmë të jemi të gatshëm, për çdo ndihmë dhe angazhim të nevojshëm, që Qeveria e Shqipërisë mund ta ketë.

RH

Të dashur qytetarë, Edhe njëherë ju falenderoj secilit nga Ju, për çdo kontribut dhe angazhim që dhatë, për t’u dalë…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 11 décembre 2019

11/27/2019 12:56

Laç, banorët refuzojnë të qëndrojnë në çadra, kërkojnë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme