Lajme

Haradinaj njofton për katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor të Koalicionit

09/29/2024 13:27
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave  dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit. 

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta patur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi 4 shtylla:

1. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;

2. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;

3. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;

4. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.