Lajme

Haradinaj: Ngecjet me MSA po e pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE

08/28/2018 11:55
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Kosova po punon me BE-në me një kontrata që është MSA-ja.

Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se deri në fund të shtatorit presin ta përfundojnë zbatimin e ERA 1.

Ai theksoi se me MSA janë shumë vonë dhe duhet të zbatohet.

Haradinaj tha se ka ngecje në zbatimi e MSA-së dhe kjo pengon aplikimin për statusin e kandidatit.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se në këtë takim theksuan rëndësinë e zbatimit të ERA-së. Ajo theksoi se kanë kërkuar nga ministrat zbatimin e ERA-së deri në fund të shtatorit dhe janë në rrugë të mirë për këtë.

Hoxha tha se në mbledhjen e sotme ka qenë fokus edhe rritja e përqindjes së zbatimit të MSA-së.

05/19/2020 12:23

Shënohet rënie e tmerrshme e shitjes së veturave të reja në BE