Lajme

Haradinaj nesër mbledh kabinetin qeveritar

01/28/2020 19:27
nga:B. D

Ndërkohë që LDK e VV po tentojnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta formuar Qeverinë e re, e cila ishte paralajmëruar se do të formësohet shpejt pas zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po vazhdon punën.

Madje, siç raportohet, në mbledhjen e nesërme do të jenë disa pika të rendit të ditës ku pritet të ndahet mjete, për çka edhe VV edhe LDK e kishin kritikuar Qeverinë në shkuarje.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tashmë u ka dërguar ftesa ministrave në detyrë për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme.

Sipas njoftimit, mbledhja pritet të mbahet në ora 14:00, në objektin e Qeverisë.

Madje, Haradinaj në mbledhjen e kaluar ndau mjete për familjen Rugova si dhe emëroi edhe ministra të ri në detyrë, ani pse nga pozita e kryeministrit ka dhënë dorëheqje qe disa muaj.

Sidoqoftë, orvatjet për krijimin e Qeverisë së re po vazhdojnë edhe sonte, ku VV e LDK janë mbledhur në ambientet e Kuvendit të Kosovës në praninë e disa prej ambasadorëve.

Këto dy parti, në fillimin e negociatave për koalicion, kishin paralajmëruar kryeministrit në detyrë se do të zhbëheshin të gjitha vendimet që do t’i marrë gjatë kohës sa po mban pozitën pas dorëheqjes.

05/01/2020 13:38

Vazhdon mbledhja e Kryesisë së LDK-së