Lajme

Haradinaj: Nëse Kurti se përgenjështron deklaratën për Marrëveshjen e Uashingtonit, përgjegjës për rrezikimin e partneritetit me SHBA-në

06/19/2021 11:52
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar kryeministrit Kurti rreth një deklarata të zëdhënësit të Qeverisë i cili ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se nëse kryeministri Kurti nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

“Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër” shkruan Haradinaj në facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!
RH