Lajme

Haradinaj: Në luftë nuk kanë pyetur në cilën parti jemi, janë vrarë njerëz pa asnjë kriter

04/15/2019 12:37
nga:L H

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pjesë Akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.

Me këtë rast ka thënë se sot po përkujtohet një krim që ka ndodhur ndaj popullit të Kosovës.

“99 nuk iu ka pyet në cilën parti jemi, por pa asnjë kriter janë vrarë në shtëpitë e tyre. Ky është një krim dhe këtë krim nuk mund ta mohojë askush. Ne po ashtu e shohim që me kalimin e kohës dhimbja është ende prezente, si vend duhet t’i nderojmë të rënët. Ndërtimi i vendit tonë, një pjesë të vështirësive ia krijojmë vetës e një pjesë ende na krijojnë vështirësi. Jemi të detyruar të punojmë, nuk duhet të harrojmë se për të ardhur deri këtu janë dhënë shumë jetë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se duhet lënë anash inatet derisa ka bërë thirrje për unitet.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë status e me këtë gjendje, por mund t’ia dalim. Të heqim dorë të gjithë nga inati dhe të bëhemi bashkë”, tha ai.

Përfaqësuesi i familjarëve, Naim Hyseni, tha se nuk do të ndalen duke kërkuar drejtësi.

“Sot bëhen 20 vite ku forcat serbe vranë dhe masakruan një popullatë të pambrojtur. Sot kujtojmë 45 dëshmorët dhe martirët që u vranë në mënyrë mizore. 20 vite pas krimeve kriminelet janë të lirë, ne kërkojmë drejtësi”, tha ai