Lajme

Haradinaj në Gjakovë: Nuk po votojmë për parti, po votojmë për 100% shtet

09/02/2019 15:57
nga:Y I

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte sot për vizitë në Gjakovë, aty kanë filluar punimet në rrugën “Bujar Roka”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët e Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se projekte të mëdha janë bërë në Gjakovë në këtë mandat, e do të bëhen edhe në mandatin e ardhshëm.

Ai u ka thënë qytetarëve të Gjakovës që të mos votojnë më për parti, por për konceptin 100% Gjakovë, 100% Kosovë dhe 100% shtet.

Keni mundësi me i tregu qytetarit të Gjakovës të cilësdo parti. Me i thënë s’po votojmë parti më, po votojmë 100% Gjakovë, 100% Kosovë, 100% shtet”, ka thënë Haradinaj.

Nuk është marre me tregu të vërtetën. Më në fund po vendoset e drejta për Gjakovën, një e drejtë që ju ka mungu, jo veç në infrastrukturë, por kemi plot punë tjera që na presin”, ka shtuar ai.

Fillimi i punimeve në rrugën "Bujar Roka" në Gjakovë (drejtpërdrejt)

Fillimi i punimeve në rrugën "Bujar Roka" në Gjakovë (drejtpërdrejt)

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 2 septembre 2019

09/21/2019 18:02

Haradinaj nga Vitia: Koha për punë e veprime konkrete, jo stagnim e kthim në sisteme të perënduara