Lajme

Haradinaj në Ditën e Evropës thekson nevojën për largimin e masave të BE-së

05/09/2024 17:30
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës ka theksuar nevojën për largimin e masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike.

“Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës. Në këtë ditë theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Urime Dita e Evropës”, shkroi ai.