Lajme

Haradinaj në Berlin: Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet

04/28/2019 20:11
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës ka arritur tashmë në Berlin, aty ku nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e Samitit të Berlinit, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për Kosovën dhe gjendjen politike të saj, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, aty ku shihet teksa zbret nga aeroplani, i shoqëruar nga Behgjet Pacolli.

“Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.”, ka shkruar ndër të tjera Kryeministri.

Ja postimi i plotë: 

Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike. 
Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane. 
Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!

RH

/GazetaBlic/

09/11/2019 11:30

Muharrem Nitaj i AAK-së e publikon një “sondazh”: Kjo është partia e parë aktualisht!