Lajme

Haradinaj: Ndërtimi i paqes më i vështirë se lufta

03/05/2018 10:37
nga:Q F

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se sot me respekt përulemi para të rënëve për liri, me lavdi të përjetshme për komandantin legjendar, Adem Jashari si dhe familjen Jashari.

“Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë vendit. Të kenë rezistencën para dorëzimit, pra zgjodhën shpresën. Familja Jashari përshpejtojë kohën, përmbushi shekujt, ndërroje epokën dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si rast unik për liri e unitet. Jam i bindur se historia nuk do të përsëritet përderisa jemi unik dhe nuk kemi frikë të shohim të sotmen dhe të nesërmen në sy”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se sot në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe 21 anëtarëve të ngushtë të familjes Jashari e familjarëve të tjerë të rënë për liri, duhet të shohim së pari se ku jemi në raport me ndërtimin e shteti modern, në raport me invalidët e luftës dhe të shohim se sa politikanët u kanë qëndruar afër të gjithë atyre që dhanë shumë për liri.

“20 vjet pas flijimit heroik, duhet të respektohemi për të djeshmen, të sotmen dhe rrugën tonë drejtë të ardhmes. Ndërtimi i paqes është më i vështirë se vetë lufta.Të ndërtojmë një Kosovë çfarë e ëndërruan luftëtarët. Kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme, liria ka dimensione të tjera.Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shteti sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut.Ftoj shqiptarët, liderët politike por edhe gjithë komunitetet për t’i mbrojtur idealet e lirisë dhe për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes. Kosovën shtëpi të të gjithëve pa dallim, ku qytetarët gëzojnë të drejtën e jetesës lirshëm. Ne synojmë një ekonomi prosperuese duke shfrytëzuar resurset të cilat na e ka dhuruar Zoti.Lavdi e përjetshme për familjen Jashari”, ka përfunduar Haradinaj.

06/18/2018 14:10

Nesër seanca plenare e Kuvendit të Kosovës