Lajme

Haradinaj merr pjesë në varrimin e Halil Canollit

10/21/2019 17:26
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të veteranit të UÇK-së, Halil Canollit, në Marec,

“Sot, në Marec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së, Halil Canollit, babait të dëshmorit të kombit, heroit Basri Canolli – Shpendi.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Baca Halil”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.