Lajme

Haradinaj merr pasaportën e Republikës së Shqipërisë!

01/11/2018 17:12
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka falënderuar ish-presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani për dhënien shtetësia shqiptare atij dhe gruas së tij Anita Haradinaj, raporton Gazeta Blic. 

Haradinaj ka treguar se ai tashmë është pajisur me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqiperisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortës sime, Anitës. E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

RH

12/11/2018 14:25

Pavarësisht presionit, Haradinaj përsërit se taksa 100 për qind nuk do të hiqet