Lajme

Haradinaj: Me rritjen e buxhetit, kemi dëshmuar se jemi për arsim cilësor

01/08/2019 12:44
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të kryesuar nga Rrahman Jashari.

Sipas komunikatës së dërguar nga zyra e kryeministrit, gjatë takimit, Haradinaj i ka dëgjuar përfaqësuesit e kësaj sindikate për shqetësimet e tyre, që lidhen konkretisht me Projektligjin për pagat.

“Rritja e buxhetit në arsim është një nga hapat e shumtë që ne si Qeveri kemi ndërmarrë për ta përmirësuar gjendjen në këtë sektor. Krahas kësaj është bërë edhe punë e madhe me Ligjin e pagave, duke i zyrtarizuar pagat e mësimdhënësve që deri tani, bazoheshin në vendime dhe në shtesa të rrezikshmërisë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke përmendur nevojën që ky ligj të kalojë sa më parë në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të hapet rrugë për të bërë përmirësimet e nevojshme në të ardhmen, por në të njëjtën kohë tha se do të angazhohen që edhe në Komisionin Parlamentar të bëhen përmirësimet e nevojshme.

Kryeministri Haradinaj ka shtuar se Qeveria aktuale po i jep prioritet arsimit duke bërë reforma që do të ngritin cilësinë për një arsim më të mirë në vend.

“Me rritjen e buxhetit për arsim në 12 për qind se sa viti i kaluar, ne po dëshmojmë se jemi për cilësi dhe arsim të merituar dhe shqetësimet e të gjithëve tashmë kanë adresë”, ka theksuar kryeministri.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e kanë falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen në takim dhe angazhimin e tij që t’i dëgjojë ankesat e tyre të fundit që lidhen me Ligjin e ri për pagat.

09/11/2019 11:30

Muharrem Nitaj i AAK-së e publikon një “sondazh”: Kjo është partia e parë aktualisht!