Lajme

Haradinaj: Më mbeti merak që nuk munda të shkojë në Amerikë e të i them disa fjalë për kufijtë e Kosovës!

02/13/2019 20:32
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që i ka mbetur merak që nuk ka mundur të udhëtojë drejt SHBA-së që të jetë prezent në Lutjet e Mëngjesit. Ai tha, që po të realizonte këtë vizitë ai do të fliste edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj në Rubikon të KTV-së, pohoi se ai do t’ua bënte të qartë që nuk mund të ketë lëvizje të kufijve.

“Më ka mbetë merak që nuk kam mundur të shkojë në Amerikë, e të ju tregojë që të mos mashtrohen për kufijtë e Kosovës. Dhe që të mos na detyrojnë të shkojmë në dialog me kushte”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë sa i përket taksës, dhe që kjo masë nuk do të hiqet deri në njohje. Po ashtu, ai tha që është mirë t’i bëhet presion edhe Serbisë dhe jo vetëm Kosovës.

Haradinaj theksoi, se taksa 100 për qind do të sjell njohjen, vetëm së duhet qëndrueshmëri.

LEXO EDHE:

 

Haradinaj pas letrës së SHBA-së: Taksa nuk hiqet, pse nuk po dënohet edhe Serbia!

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai