Lajme

Haradinaj: Me LDK-në mund të qeverisim, por kam disa kushte – me PDK-në e NISMA-n, assesi!

10/02/2019 20:18
nga:FL.B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që bashkë me LDK-në të formojnë qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai nga ky kombinim ka përjashtuar PDK-në e NISMA-n, duke thënë se nuk do të kthehet mbrapa.

Nuk e përjashtojmë një marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK p.sh nëse e formoj qeverinë do ta ftoj LDK e nëse fitojnë ata është mendim i tyre. Ne e kemi të qartë politik bërjen, taksa është deri në njohje kushdo që bashke qeverisë me mua duhet të bie dakord me këtë së pari dhe që dialogu se s`kemi çka të japim më dhe njohje reciproke brenda kufijve dhe e treta unë nuk bëjë asnjë marrëveshje me askënd që nuk e përkrah autostradën e Dukagjinit. Nuk dua të kthehem mbrapa me partnerët e mëhershëm ( PDK NISMA ) dhe jam kundër politikave ekonomike të z. Kurti që janë komuniste e shkurtpamse dhe që e varfërojnë shqiptarin, pra s`dua edhe njëherë t`i shoh shqiptarët si në fund të Shqipërisë socialiste kur i kanë pa rrugët e Greqisë e të Italisë pa asgjë në xhepa” ka thënë ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush Haradinaj

#BlicZgjedhor Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush HaradinajIntervistoi: Adrian ÇollakuKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 2 octobre 2019

10/02/2019 20:13

“Unë, SHBA dhe Gjermania e ndalem ndarjen e Kosovës”