Lajme

Haradinaj: Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet

04/09/2020 09:42
nga:E Sh

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik Kushtetutën e saj.

Me këtë rast ai i ka uruar të gjithë qytetaret dhe institucionet e vendit.

“Duke uruar të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, kujtojmë sakrificat e popullit të Kosovës ndër dekada për të pasur dokumentin më kulmor të lirisë, shtetësisë, demokracisë dhe integritetit territorial. Ky bazament ligjor ka garantuar lirinë tonë dhe funksionimin e demokracisë, andaj mbështetja në normat e saj është siguria më e madhe për të gjithë ne”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Më 9 prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Jeudi 9 avril 2020