Lajme

Haradinaj mblodhi kryetarët e nënkryetarët e AAK-së, folën për zgjedhjet e brendshme në parti

02/23/2020 17:48
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi të bërë në faqen Facebook, ka treguar se ka zhvilluar gjatë javes takime me kryetarë dhe nënkryetarë të degëve të kësaj partie.

Haradinaj, ka njoftuar se diskutimi i këtyre takimeve ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshe në AAK.

Ky është postimi i tij i plotë:

Gjatë kësaj jave zhvillova takime me nënkryetarët e Aleancës si dhe me disa kryetarë të degëve, Xhafer Gashin, Faton Jakupin, Zaim Belën, Besnik Shalen, Vehbi Imerin, Fatmir Shurdhajn, Selami Saitin, Nehat Maxhunin, Rexhep Kadriun, Lulzim Kabashin, si dhe me Kryesinë e degës së Mitrovicës dhe Podujevës.

Temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK.

Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”

Gjatë kësaj jave zhvillova takime me nënkryetarët e Aleancës si dhe me disa kryetarë të degëve, Xhafer Gashin, Faton…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 23 février 2020

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!