Lajme

Haradinaj mbledh kryesinë dhe krerët e degëve të AAK-së

11/20/2019 17:35
nga:B. D

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e kryesisë dhe kryetarëve të degëve të AAK-së, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook njoftoi se temë diskutimi ishte zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet e statutit, ku AAK veç se ka nisur ndryshimet e statutit konform me reformën ku synohet konsolidimi i partisë duke promovuar politikat e qendrës së djathtë në vend.

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë të Haradinajt:

Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare. Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend.

Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 20 novembre 2019

12/11/2019 13:20

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren