Lajme

Haradinaj: Manastiri është i mbrojtur nga populli i Deçanit

08/15/2020 13:16
nga:A. R.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar dje se do të kërkojnë në Bruksel pezullimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar menjëherë duke bërë thirrje që mos të politizohet kjo çështje sepse kështu vetëm dëmtohen raportet e mira ndëretnike.

“Mbrojten e Manastirit të Deçanit e ka bërë vetë populli i Deçanit. Si të tillë do e mbroj përsëri dhe gjithmonë. Kjo është vlerë kulturore dhe ndërtimi i rrugës e e rritë vlerën e kësaj zone për të gjithë. Tendencat për politizim s’janë gjë tjetër vetëm e rëndojnë jetën dhe raportet e mira që janë krijuar ndër vite. Kjo rrugë është jetë për qytetarët e Deçanit” , ka thënë Haradinaj për Express.