Lajme

Haradinaj me Lladrovcin, bisedojnë për Ferronikelin

05/01/2018 11:19
nga:Q F

Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e 1 Majit ka vendosur që të del në komunat e Drenicës, Drenas dhe Skënderaj.

Ndalesa e parë e Haradinajt ishte paraparë që të jetë Parku i Biznesit që gjendet në magjistralen Prishtinë-Pejë por aty nuk e gjeti askënd pasi që ishte ditë pune.

Në komunë Haradinaj shkoi dhe u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci si dhe takoi disa përfaqësues të punëtorëve të Ferronikelit.

Pas këtyre takimeve që zgjatën gati një orë kryeministri tha se ishte një mundësi e mirë që sot kanë biseduar për projektet zhvillimore në Drenas, përfshirë edhe gjendjen buxhetore dhe mundësinë e financimit të këtyre projekteve.

“Pastaj, biseduam edhe për disa tema zhvillimore që ndërlidhen edhe me pronat. Drenasi ka projekte zhvillimore, por që kërkohet që ato prona që janë nën menaxhim të AKP dhe të tjera, me iu kthyer komunës. Po ashtu për simbolikë ditës së sotme ne takuam edhe sindikatat, në veçanti atë të Ferronikelit, kryetarin e saj Fehemi Nika, ku jemi informuar se si është gjendja në atë fabrikë. Konstatohet se Qeveria e Kosovës i ka borxh Ferronikelit, një shumë të caktuar të parave diku 2 milionë euro, në formë fë rimbursimit të TVSH-së, me të cilën shumë ndërlidhen edhe dy paga të punëtorëve për muajt mars dhe prill. Besoj që do të gjendet një zgjidhje e duhur për këtë në bazë të ligjit. Ajo që në intereson, është që Ferronikeli të vazhdon me operuar, me funksionuar ngase janë 820 punëtorë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka ndarë dekoratën “ Viti i Skënderbeut” kryetarit Ramiz Lladrovci ngase sipas tij është familjar i dëshmorëve.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci pohoi se se kanë biseduar për çështje me rëndësi për Drenasin, në veçanti për pronat dhe Ferronikelin , i cili kërkoi të bëhet rimburisimi i TVSH-së për këtë fabrikë.

Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jasharin.

 

 

08/20/2018 21:24

Haradinaj e quan Blakajn hajn e pishpirik