• të fundit

BLIC.TV

Haradinaj: Ky është emri i Ushtrisë së Kosovës

12/14/2018 22:16
nga:Gazeta Blic

Sonte në edicionin special të emisionit “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka qenë i ftuar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se ushtria do të vazhdojë ta mbajë emrin e vjetër, atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës por do të ketë një mandat të ri para vetës.

“Për shkak se është hera e parë që po ndodhë kjo, njerëzit nuk e dinë ndoshta në tërësi se çka po ndodhë për këtë aryse pra është me rëndësi që ta sqarojmë. Kam thënë disa herë, nuk po zgjerojmë mandatin ekzistues, po i japim mandat të ri. Pra, ne sot po e mandatojmë ushtrinë e Kosovës, Ushtria e ka emrin Forca e Sigurisë së Kosovës dhe është as, më pak e as më shumë se ushtri si e secilit vend të botës”, ka deklaruar Haradinaj, në emisionin “Blic Interview”.

Intervista po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Klan Kosova, në portalin gazetablic.com si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Blic në Facebook.

06/25/2019 12:15

Besnik Krapi publikon fotografinë e ëmbël përkrahë Jonida Vokshit