Lajme

Haradinaj, kryeministër i “tërheqjeve dhe anulimeve të vendimeve”

11/11/2017 20:44
nga:A K

Ramush Haradinaj dy muaj më parë ka marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Por, që nga mbledhja e parë e tij e mbajtur si kryeministër i Kosovës më 11 shtator, Haradinaj deri tani mund të kujtohet si kryeministër i anulimeve të vendimeve nga qeveritë e kaluara, e sidomos të qeverisë Mustafa.
Vendimi i parë si kryeministër i Haradinajt, ka qenë shkarkimi i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilën e kishte udhëhequr Murat Meha.

Haradinaj më këtë veprim ka anuluar edhe punën e një komisioni tjetër të cilin e kishte emëruar ish-kryeministri Mustafa, i cili kishte verifikuar punën e komisionit të Mehës.

Kreu i ekzekutivit tashmë ka emëruar një komision të ri, i cili drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, shkruan lajmi.net.

Edhe pse, Qeveria e Mustafës e kishte marrë si të kryer punën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, Haradinaj pak ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithësime të kësaj organizate, ku në rend dite ishte edhe votimi për anëtarësim të Kosovës, vendosi të tërhiqet. Këtë vendim ai e kishte bërë të ditur më 21 shtator.

Ai këtë e kishte arsyetuar se Kosova nuk i ka votat e sigurta.

Për arsye të njëjtë, Qeveria Haradinaj nuk ri-aplikoi edhe për anëtarësim në UNECO, ku kishte dështuar të anëtarësohet dy vite më parë.

Me një vendim të ekzekutivit të datës 22 tetor, të raportuar në media, qedres turistike ‘Brezovica’, ia heq “Brezovicës” statusin e zonës me interes publik, si pasojë e dështimit të qeverisë së kaluar për të realizuar investime milionëshe sipas partneritetit publiko-privat.

Po ashtu, më kërkesë të Haradinajt, më 25 shtator është shkarkuar edhe Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (Këshillit Shtetëror të Cilësisë – KShC), si dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj Agjencie, shkruan lajmi.net.

Një tjetër vendim, duke anuluar atë të qeverisë së kaluar ishte ai për lokacionin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtarë.

Qeveria e kaluar kishte vendosur që ndërtimi i këtij stadiumi të behet në Bërnicë të Prishtinës, por lokacioni për ndërtimin e tij po zhvendoset në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Ekzekutivi aktual, përkatësisht ministria e Jashtme, është tërhequr edhe nga ‘njohja’ e dy shteteve Nigerisë dhe Ugandës.

Në listën e përditësuar të njohjeve të publikuar nga MPJ, nuk janë këto dy shtete, edhe pse ato Behgjet Pacolli, i kishte prezantuar gjatë mandatit Thaçi 2, për të cilat nuk arritën kurrë notat verbale të njohjes.

Sigurimet shëndetësore të cilat ishin paraparë të nisin gjatë këtij viti, po ashtu janë anuluar nga ekzekutivi aktual. Një pjesë e destinuar për këto mjete është bartur në pagesat për veteranët e UÇK-së.

Një tjetër projekt të madh të cilin qeveria e kaluar e kishte udhëhequr, e fillimi i ndërtimit të tij ishte paraparë të nisë në vitin 2018, është ai i termocentralit ‘Kosova e Re’. Por, ndërtimi i këtij projekti është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Tjetër vendim që ka shfuqizuar Qeveria Haradinaj është ai i shpronësimit të pronave shoqërore. Këtë proces ekzekutivi e ka bllokuar për një periudhë një vjeçare.

Qeveria Haradinaj është duke e shqyrtuar mundësinë për largimin edhe nga marrëveshja e CEFTA-s./

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)