Lajme

Haradinaj kritikon ashpër gjeneralin e FSK-së: Rri larg medieve e mos u merr me politikë

02/12/2019 15:00
nga:L H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar gjeneralin e FSK-së, Rrahman Rama i cili gjatë ditës së djeshme përmes një letre ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj, duke komentuar këtë letër i ka bërë thirrje gjeneralit të FSK-së që të rrijë më shumë larg medieve dhe ta bëj punën e tij.

Ka thënë se nëse ai mendon që nuk mund ta bëj punën e tij, atëherë ka djem e vajza tjerë të rinj që mund ta bëjnë atë.

“Nëse Rama mendon që është aq zor me e mbajt ushtrinë, ka djem e vajza të reja që e mbajnë. Nuk është mirë që të dali fort para medieve. Nuk është arsyeshme me dal shpesh në media. Ka zëdhënësi ministria., ushtria dhe komandanti le të punon. Kemi komunikim konfidencial për anulime. E kuptojë pse po bëhet e zhurmshme. Por ju sigurojë se ruajtja e miqësisë duke vepruar kështu janë duke e dëmtuar”, tha Haradinaj.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e të parit të NATO-s se, FSK nuk mund të shkojë në veri pa lejen e NATO-s, Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është bërë për gjithë territorin e vendit, pa dallim.

“Ne i kemi ofruar NATO-së një protokoll të ri për gjithë vendin pa dallim. është një Kosovë ligjet janë për gjithë vendin. Duhet ta kuptojmë këtë edhe presidenti edhe unë edhe gjithkush. Ju e dini që mbi ne është parlamenti me 107 i kanë dhënë përkrahjen pa dallim. Kosova nuk është e interesuar të krijojë doktrinë ta shfrytëzojë kundër popullit të vet. Serbët në veri janë në shtëpi të vet” tha Haradinaj.