Lajme

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike për identitetin shqiptar

11/14/2019 09:20
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se 111 vite më parë në Manastir kishin filluar punimet për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, shkruan GazetaBlic.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky kongres mblodhi gjithë patriotët e intelektualët të trojeve shqiptare në gjithë botën për të krijuar alfabetin më të mirë.

Haradinaj tha se kongresi i Manastirit ishte shtyllë historike për identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë për një qëllim të madh kombëtar.

Postimi i plotë:

111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike. Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar.

RH

111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe. Kongresi i…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 13 novembre 2019