Lajme

Haradinaj: Komunat po kanë mungesë të barnave esenciale dhe pajisjeve mbrojtëse

03/17/2020 13:15
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka zhvilluar biseda me kryetarët e komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit..

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se shqetësim i tyre mbetet mungesa e barnave nga lista esenciale.

“Kërkesë kishte sidomos për furnizim me barëra esenciale, maska e mjete tjera mbrojtëse, dezinfektim të hapësirave publike dhe pako ushqimore për skamnorët”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së martës, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 16.

Përmes një njoftimi në faqen zytare në Facebook, IKSHP-ja ka bërë me dije se e infektuara ka arritur dje nga Londra dhe se gjendja e saj është stabile.

Sot kam zhvilluar biseda me Kryetarët e Komunave të Kosovës, të përkatësive të ndryshme partiake e etnike, si dhe…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 17 mars 2020

04/02/2020 12:31

Haradinaj: Shpallja e zgjedhjeve e pamundur dhe e paarsyeshme!