Lajme

Haradinaj komenton mundësinë e ardhjes së një zyrtari ushtarak malazez në Kosovë, temë kjo që Serbia e ka konsideruar si ‘kërcënim’

02/14/2018 19:31
nga:F.B

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar propozim vendimin rreth dërgimit të një zyrtari ushtarak në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, shkruan GazetaBlic.

Ai në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq, ka thënë se ushtarët e Malit të Zi janë të mirëseardhur në Kosovë.

Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO mendohet si një siguri, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për të gjithë regjionin.

Janë të mirëseardhur, ushtarët e Malit të Zi në Kosovë, vijnë si ushtar të paqes,  ushtar të NATO-s. Ne jemi gëzuar për anëtarësimin e malit të zi në NATO. E mendojmë si ndihmesë në sigurinë, jo vetëm të Malit të Zi, por të të gjithë regjionin, dhe janë të mirëseardhur. ” – ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq është shprehur i gatshëm t’i ofrojë mbështetje Kosovës, për siç ka thënë, jo vetëm në kontekstin e eksperiencës që ka me negociatat, por gjithashtu edhe në kontekstin e perspektivës evropiane që ka Kosova, që ajo të jetë e çartë, shkruan GazetaBlic.

“Mali i Zi është i gatshëm që t’i ofroj Kosovës, çfarëdo lloj mbështetjeje jo vetëm në kontekstin e eksperiencës që ka me negociatat, por gjithashtu edhe në kontekstin e perspektivës evropiane që ka Kosova të jetë e çartë.” – ka thënë Markoviq.

Kur ishte dhënë lajmi për propozim vendimin rreth dërgimit të një zyrtari ushtarak në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, e kishte kërcënuar Malin e Zi të mos dërgojë ushtarë në Kosovë, sepse në këtë formë, sipas tij, do të cenonte marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Vulin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me këtë çështje tha se “më e mira është që t’iu sugjeroj shtetit malazez dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që ta mendojnë edhe një herë këtë vendim dhe mos të dërgojnë ushtarë në Kosovë”.

Autoritetet malazeze, siç po e konsideron Vulin, “e dinë shumë mirë se Kosova është pjesë e shtetit serb në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”.

Ministri edhe njëherë u “kërkoi autoriteteve malazeze të përmbahen dhe të mos dërgojnë oficerë në Kosovë, pasi që në kë formë po e pengojnë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai më tutje pohoi se në këtë formë do ta destabilizojnë rajonin tonë dhe nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë. / © GazetaBlic /

05/25/2018 15:56

Vulin thotë se BE duhet ta detyrojë Prishtinën ta respektojë fjalën e saj për Asociacionin