Lajme

Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit

06/12/2018 18:17
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për incidentit që është përfshirë gjatë manifestimit të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka larguar një grua, e cila kishte dal e paftuar për të marrë fjalën.

Kryeministri e quan si sabotim ngjarjen që ka ndodhur, ku thotë se nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit me porosi për të bërë veprime të tilla. Ndërkohë që është shprehur se do ta bëjë publike nëse e merr vesh se nga kush është organizuar një veprim i tillë.

Haradinaj: Nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit, ju japin porosi

“Nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit, ju japin porosi me bë veprime të tilla. Ka plot raste të tilla, që janë duke i bërë. Kur ta gjej kam me ju tregua menjëherë”, tha ai.

Ndërkohë, ka pasur një përgjigje edhe për ata që kanë deklaruar se kreu i qeverisë përdor dhunë.

Haradinaj: Dhunë është nëse i dhunon ato norma për të cilat ke ra dakord

“U bë memoriali sot, është ceremoni shtetërore, a ta lajmë pra qaty të vije dikush në foltore, a ta lajmë se po bëjka, se po thonë. Dikush po i jep të drejt vetës, i kam dëgjuar analistët, ‘përdor dhunë’. A po doni me ju tregu çka është dhuna me mbrojt shtetin, shikoni çka bëjnë në Amerikë, shikoni para Shtëpisë së Bardhë, a guxon dikush me kalua vijën e caktuar. Nuk është dhunë ajo, mos harroni, dhunë është nëse i dhunon ato norma për të cilat ke ra dakord. Sot aty në ceremoninë e inaugurimit, imagjinoni me dal një budalla e me thënë po dua me fol diçka. Edhe dy herë më keq. Po, nuk e kish bë kurrë më. Çka jam duke ju thënë unë, se nuk është hajgare shteti, nëse dikush po donë me bë hajgare le të shkon ai ose ajo dhe për këtë i kemi nda rolet, dikush është hajgaregji, dikush e ka përnjëmend. Nuk ka me ndodh me i neglizhua kush ato detyra, ato përgjegjësi që i kemi dhe duhet ta kuptojnë të gjithë këtë. E di pse po e flas, se e di që nuk është krejt rastësi që dikush del në foltore në ngjarje shtetërore”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit gjatë manifestimit për shënimin e 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, doli dhe largoi një grua nga foltorja, e cila e paftuar mori fjalën. Gjatë ditës së djeshme Haradinaj ka deklaruar se po të ishte mashkull ndryshe do të sillej me të.

08/20/2018 21:24

Haradinaj e quan Blakajn hajn e pishpirik