Lajme

Haradinaj kërkon koordinim për situatën e zjarreve në Kosovë

04/01/2019 09:51
nga:A. R.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë që ka kërkuar koordinim dhe informim në kohë për sitatuën e zjarreve në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë që është takuar me përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ndërsa ka falënderuar KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në shuarjen e zjarreve.

“Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës”.

“I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, shkroi Haradinaj.

 

04/20/2019 10:18

Zyrtare: Kaq persona u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës, si luftëtarë të ISIS-it