Lajme

Haradinaj kapet me Arben Ahmetin për veriun: Kërkah s’je vëllau jem

05/15/2019 22:06
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përplasur me analistin Arben Ahmeti për situatën në veriun e Kosovës.

Ahmeti i ka thënë kryeministrit se institucionet e Kosovës nuk e kanë nën kontroll situatën në veri.

“Atje janë aktive strukturat paralele, e njerëz si Radojçiqi. Atje do të mbahen zgjedhje, e kryetarët sërish do të tërhiqen. Nuk keni kontroll atje. Ndoshta me ushtri do të duhet të merret veriu”, ka thënë Ahmeti.

E atij i ka reaguar kryeministri Haradinaj.

“Jo jo Arben s’është kështu vëllau jem. Kërkah s’je ti. A e din çka po thu. Kjo s’qëndron. Veriu është i yni”, i ka thënë atij Haradinaj.