Lajme

Haradinaj ka disa fjalë për zgjedhjet në Istog

12/18/2017 09:22
nga:D.I

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka përgëzuar qytetarët e komunës së Istogut për zgjedhje të qeta, raporton Gazeta Blic. 

Haradinaj ka thënë zgjedhja e Istogut është zgjedhje e ndryshimit dhe zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve të tij.

Gjithashtu Hardinaj ka thënë se kryetari i ri i Istogut tani duhet të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij për të mirë e gjithë komunitetit.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Zgjedhjet në Istog kanë treguar pjekurinë tonë si shoqëri dhe kanë dëshmuar vizionin për të ardhmen e vendit.

I përgëzoj qytetarët e komunës së Istogut për zgjedhje të qeta dhe e vlerësoj përkushtimin e tyre për të marrë pjesë në votim edhe për herën e tretë. Zgjedhja e Istogut është zgjedhje e ndryshimit dhe zgjidhje për të ardhmen e qytetarëve të tij.
E vlerësoj punën e të gjithë mekanizmave që janë përkujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Istog dhe i përgëzoj për punën e bërë.

Kryetari i ri i Istogut duhet tani të jetë figura unifikuese e komunës, që do të punojë për secilin qytetar të tij dhe për të mirën e gjithë komunitetit.

Procesi zgjedhor në Kosovë u përmbyll me votimin në Istog dhe është procesi deri më sot më i mirë i organizuar. Kjo është një vlerë e demokracisë në Kosovë që po zhvillohet dhe ndërtohet çdo ditë. Zgjedhjet komunale prekin dhe ndryshojnë jetën e njerëzve, prandaj kanë rëndësi jetike për të ardhmen më të mire të qytetarëve.

Ju falemnderit!

RH

01/16/2018 11:33

Kryeministri Haradinaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviç