Lajme

Haradinaj: Ja pse pati ç’njohje të Kosovës!

12/10/2019 20:36
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, deklaroi se institucionet e vendit janë treguar jo të zot, për të mbrotjur vetë karshi fushatës së egër të Serbisë, që rezultoi me çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete.

Haradinaj, tha në Rubikon të KTV-së se Seriba ka 10 vjet që angazhohet kundër Kosovës, për interesa të vetat.

“Serbia ka disa vite që ka ngritur një narrativ për ta penguar Kosovën. Ne kemi provuar për ta mbrojtur vendin, por nuk jemi treguar të suksesshëm. Rezultati i tërheqjeve të njohjeve është rezultat i punës së Serbisë kundër Kosovës në përiudh 10 vjeçare”, u shpreh ai, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, Haradinaj ende beson se me punë Kosova, mund të arrij rikthimin e njohjeve.

“Ka mundësi me i rikthy këto njohje”, tha Kryeministri në detyrë pa dhënë shumë detaje./Gazeta Blic/