Lajme

Haradinaj: Isa Mustafa e ka sabotuar presidentin Ibrahim Rugova

06/07/2020 00:01
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së , Nasim Haradinaj, ka drejtuar disa akuza ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ai në emisionin Oksigjen me Besim Dinën deklaroi se Mustafa e ka sabotuar Ibrahim Rugovën.

“Isa Mustafa e ka suprimuar statutin e krahinës autonome të Kosovës që e kishim është njëri-ndër ata”.

“Mustafa e ka sabotuar presidentin Ibrahim Rugova ky i cili thirret në të. Ai e ka sabotuar luftën”.

“Ai ka qëndruar dhe ka qarë tek shoku Tito”, ka thënë Haradinaj.