Lajme

Haradinaj ia mësyn hotelit ku po qëndron Clinton – A pritet të ketë takim mes tyre

06/12/2019 13:26
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, me të përfunduar ceremonia e mbajtur sot në sheshin “Skenderbeu”, ia ka mësyrë në këmbë, hotelit ku po qëndron ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Gazeta Blic, ka siguruar pamjet, ku shihet Haradinaj, teksa futet në hote, i shoqëruar me disa anëtarë të kabinetit të tij.

Ende nuk dihet se a do të ketë ndonjë takim me ndonjërin nga ish-zyrtarët e lartë amerikanë.

Kjo për shkak, se në hotelin e njëjtë, janë duke qëndruar edhe zv.ndihmësi i sekretarit amerikan, Matteë Palmer, ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç dhe shumë zyrtarë tjerë, duke përfshirë presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama.

Në hotel janë duke qëndruar momentalisht Clinton, Albright, dhe Palmmer.