Lajme

Haradinaj i përgjigjet Veselit, i cili tha që kush do që i prishë raportet me Amerikën do e lë në lloç

03/14/2019 21:04
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë që nuk do të rrijë as edhe dy ditë në një Qeveri e cila i dëmton raportet me SHBA-në, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj, në RTV Dukagjini, tha që secila parti mund të dalë nga koalicioni qeverisës, sepse nuk kanë kontrata të përjetshme, ai shtoi se nëse dëmtohen raportet me SHBA-në, ai do të jetë i pari i cili do të shkojë në shtëpi

“Ne jemi disa partner qeverisës, secili ka te drejte te dalë nga koalicioni, sepse nuk kemi kontratë të përjetshme. Për mua është e rëndësishme të kemi raporte të mira me SHBA-në. Nëse vjen puna që të prishen raportet me SHBA-në, unë vetë shkojë në shtëpi”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri tha që ai asnjëherë nuk do t’i bëjë dëm vendit e  as miqësisë me SHBA-në./Gazeta Blic./

01/23/2018 13:41

Qeveria e Kosovës flet rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale