Lajme

Haradinaj i ka dy fjalë për Vulinin, pas deklaratës ku ai tha që Kosova është në çdo vend ku ka luftë

12/06/2018 16:10
nga:M H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur ministrit serb, Aleksander Vulin, ku ky i fundit ka akuzuar kosovarët që janë pjesë e luftërave të ndryshme në botë, raporton Gazeta Blic.

“Vulin tha që Kosova është nëpër çdo vend ku ka luftime, duke aluduar në luftëtarët që kanë shkuar në vende tjera si xhihadist, por Kosova ka ligj ku ua ndalon të gjithëve të shkojnë në luftëra tjera, dhe po ashtu ata që kthehen nga këto vende ballafaqohen me ligjin. Sikur Serbia ta dëshironte luftimin e krimit do ta ndihmonte Kosovën të jetë pjesë e INTERPOL-it”, tha ai.

Haradinaj në fund përmendi edhe taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Ai shtoi se nga kjo taksë nuk rrezikohet askush, dhe që donacionet janë të lejuara./Gazeta Blic.

 

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit